Lajme

Vjen reagimi nga Vetëvendosje, caktohet data e protestës gjithëpërfshirëse?

05/28/2020 23:32
nga:A. R.

Pas vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe një reagim nga ana e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Blic,

Në rrjete sociale është krijuar një grup, ku është caktuar data 5 qershor si data për protestën që e kanë quajtur gjithëpopullore.

“Protestë gjithëpopullore me 5 qershor”, thuhet në grupin e krijuar në rrjete sociale.

Ende nuk dihet se a është kjo gjë e zyrtarizuar nga partia e Albin Kurtit, por në deklaratat e deputetëve të kësaj partie, kanë lënë të kuptohet se ata do të mbajnë protesta ditëve në vijim.

Reagon edhe Isa Mustafa, ka një porosi për Lëvizjen Vetëvendosje

 

Vjen edhe një reagim nga presidenca: Ballkoni nga ku i përshëndeti aktivistët, Kurtit do t’i mbetet kujtimi më i mirë

Isa Mustafa i çon selame Vjosa Osmanit: Formimin e qeverisë së re s’mund ta ndalë askush!

Ramush Haradinaj: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha palët ta respektojnë vendimin