Lajme

Vjen reagimi nga Posta e Kosovës: Policia ka rrethuar objektin derisa po mbahet mbledhja e bordit

04/10/2020 14:59
nga:Gazeta Blic

Posta e Kosovës ka njoftuar se është rrethuar nga ana e Policia e Kosovës brenda dhe jashtë saj.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Posta ka bërë me dije se derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Perkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës Policia janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Perkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në komunikatën e Postës.

Gazeta Blic më herët raportoi se është anuluar mbledhja e Bordit të Telkomit të Kosovës.

Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime brenda kësaj ndërmarrjeje publikeSipas këtij burimi, kjo mbledhje dështoi për shkak se nuk kishte kuorum, derisa është duke vazhduar mbledhja e Bordit të Postës.

“Mbledhja e Bordit të Postës është mjaft e tensionuar”, tha ky burim.

LAJMI I FUNDIT: Anulohet mbledhja e Bordit të Telekomit, vazhdon e tensionuar mbledhja e Bordit të Postës