Lajme

Vjen reagimi nga LDK për përleshjen fizike mes Molliqajt dhe Abazit

09/11/2019 23:00
nga:L H

Ish- deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka reaguar lidhur me situatën e krijuar mes përfaqësuesve të PSD-së, dhe VV-së, Haki Abazi e Dardan Molliqaj, raporton Gazeta Blic.

Pak minuta pas publikimit të lajmit se Abazi është sulmuar pas një debati në një studio televizive nga Molliqaj e një shoqërues i tij, Abdixhiku ka thënë se derisa të tjerët rrahën e gulçojnë, Vjosa, me urtësi, me mendje e me ide plot, shpalosi fotografinë e Republikës që ëndërrojmë.

“Derisa të tjerët fyhen, shahen, rrahen e gulçojnë, Vjosa, me urtësi, me mendje e me ide plot, shpalosi fotografinë e Republikës që ëndërrojmë. Këta jemi ne. Kështu janë ata”, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta Blic

Dardan Molliqaj sulmon fizikisht Haki Abazin

Flet Haki Abazi: Isha duke dalë nga televizioni, Dardani erdhi me shoqëruesin e tij dhe pastaj