Lajme

Vjen reagimi i Kurtit ndaj RTK-së, për përkthimin e fjalimit në gjuhën serbe të kryetarit të VV-së

03/14/2018 13:19
nga:Gazeta Blic

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Tinka Kurti përmes llogarisë së saj në “Facebook”, ka reaguar ndaj lëshimit të përkthimit në gjuhën serbe nga ana e RTK, përderisa Albin Kurti po mbante fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se RTK-ja për çudi po ka probleme teknike me transmetimin e seancës së Kuvendit vetëm kur flet Albini (sot) ose Glauku (dje), përcjell Gazeta Blic.

Tinka Kurti, VV

Reagimi i Kurti: 

RTK-ja për çudi po ka probleme teknike me transmetimin e seancës së Kuvendit vetëm kur flet Albini (sot) ose Glauku (dje). Në mes të fjalimeve të tyre aktivizohet përkthimi dhe e bën fjalimin e padëgjueshëm. Kështu duket censura live.

 

11/19/2018 22:04

Krasniqi ‘thumbon’ LDK-në dhe VV-në për zgjedhjet