Lajme

Reagimi i Vetëvendosjes pas përleshjes fizike mes Molliqajt dhe Abazit

09/11/2019 23:16
nga:L H

Pas raportimit të një përleshje fizike mes Dardan Molliqaj nga PSD dhe Haki Abazit nga VV, ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Blic.

Vetëvendosje ka reaguar duke thënë se “ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë.”

“Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht. Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizivë”

“Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët”, thuhet ndër të tjera në reagimin e VV-së./Gazeta Blic

Reagimi i plotë: