Lajme

Vjen reagimi i serbit që kërkoi të anëtarsohet në VV: Mediet serbe po më sulmojnë

11/22/2019 21:02
nga:A. R.

Bojan Bozoviq, që pas kërkesës për t’u anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, thotë se mediet serbe kanë filluar ta sulmojnë e akuzojnë atë.

Bozoviq, që ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar në Facebook që pavarësisht sulmeve, ai nuk frikësohet dhe se mund të qëndrojë në veriun e Mitrovicës pa frikë.

“Lexoj akuzat më të këqija të televizionit më të fortë serb rtv Pink. Dikush do të frikësohej për jetën dhe për familjen. Unë nuk i kam këto probleme. Ulem në veri të Kosovës vetëm dhe pa asnjë mbrojtje. Lexoj ato që shkruajnë mediat serbe në lidhje me aplikimin per aderim time në vetëvendosje”, ka shkruar ai.