Lajme

Vjen reagimi i Dardan Molliqajt – Ja çka ndodhi pas debatit me Haki Abazin

09/11/2019 23:17
nga:A. R.

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK/PSD, Dardan Molliqaj, ka reguar pas akuzave nga Haki Abazi, se ai është sulmuar fizikisht.

Molliqaj, përmes një shkrimi në facebook, e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka ndodhur asgjë, përvec sic ka thënë si “një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik”.

Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një deb

ati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.