Lajme

Vjen përgjigja e Palmer, se pse Amerika i ka dy emisarë për Kosovën

11/01/2019 18:35
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, në një bashkëbisedim të gjatë në objektin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ka folur për shumë çështje që ndërlidhen me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ka folur edhe për shumë pikëpyetje që janë ngritur rreth asaj nëse ka ndonjë mospajtim në mes të Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, duke qenë se Donald Trump, vetëm një muaj pasi Pompeo kishte marrë vendim për emërimin e Palmer, kishte marrë vendim që të emërojë Richard Grenell si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë Grenell ka thënë se Shtete te Bashkuara të Amerikës janë një vend shumë i madh, dhe nuk është shumë problem i vogël për Ëashingtonin që për një problematikë të tillë siç është ajo mes Kosovës dhe Serbisë të caktojë dy Përfaqësues Special.

Tutje ka thënë se ka një bashkëpunim shumë të mirë me Richard Grenell i cili njëherit është edhe ambasador i SHBA’së në Berlin.

Sa u përket fjalëve që Grenell dëshiron arritjen e një marrëveshje deri në marsin e vitit 2020, Palmer ka thënë se nuk kanë ndonjë afatizim, megjithatë sipas tij sa më shpejtë që të arrihet një marrëveshje aq më mirë është për të dy palët.

Megjithatë analistë të shumtë janë deklaruar shumë të habitur me vendimin e Trump për emërimin e Richard Grenell si Përfaqësues Special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Express.

Madje ka pasur zëra jashtëzakonisht kritik, si rasti i ish-diplomatit amerikan, Daniel Serëer, i cili kujtonte reputacionin e keq të Grenell në Gjermani dhe një vendim të tillë të Trump e quante si ‘bizar’.

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve