Lajme

Vjen përgjigja e GDP-së për ftesën e Veselit dhe Mustafës

04/23/2018 21:41
nga:A. R.

Grupi i Deputetëve të Pavarur të Kosovës ka pranuar ftesën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës për tu ulur bashkë në një tryezë dhe për të diskutuar për zgjedhjet në vend.

Por ky grup ende nuk ka vendosur se çka do të bëjnë, megjithatë do të takohen shpejt që të marrin vendim për këtë ftesë.
Këtë ja ka konfirmuar Gazetës Blic Shqipe Pantina nga ky grup.

Ajo ka thënë se shumë shpejt do ta marrin vendimin.

“Grupi ynë parlamentar ka marrë një ftesë nga LDK për një tryeze me partitë politike, besoj se shpejti do ulemi si grup për te diskutuar dhe marre vendim rreth pjesëmarrjes tone ne ketë tryeze.” ka thënë Pantina.

Ndërsa ky grup ka shumë kritika për platformën e Veselit.

Pantina ka thënë se kjo platformë lë shumë për të dëshiruar.

“Platforma lë shumë për të dëshiruar. Së pari, një pjesë e ‘Temave e mëdha’ janë megjithatë tema sporadike për interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Asnjë sondazh kurrë dhe asnjë rezultat zgjedhor (këto si mënyra të shprehjes së vullnetit të qytetarëve) nuk e kanë nxjerrë kurrë Dialogun me Serbinë dhe as Bashkësinë e Komunave me Shumicë serbe, si prioritete parësore të Republikës së Kosovës. Megjithatë këto janë kryesoret në ‘Platformën’ e Veselit.”  është shprehur Pantina për Gazetën Blic.

Ajo ka kritikuar edhe qasjen ndaj dialogut në këtë platformë, duke thënë se si proces dialogu duhet ti kthehet Kuvendit e jo Thaçit.

“Si Republikë parlamentare, procesi i dialogut duhet t’i kthehet Kuvendit.
Si për nga transparenca për të kaluarën; ashtu edhe për nga ndërtimi i strategjisë, kornizës, orientimit, strukturës, parimeve dhe përmbajtjes së tij për të ardhmen.”

Ftesën e LDK-së për tryezë politike e ka pranuar edhe NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje.Ndërsa e ka refuzuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./GazetaBlic/

LEXO EDHE: 

VV refuzon Veselin, por pranon Mustafën, marrin pjesë në tryezën politike

 

AAK refuzon ftesën e Mustafës: Nuk ka zgjedhje këtë vit

NISMA e pranon ftesën e Isa Mustafës

10/16/2019 23:10

Veseli konfirmon ftesën e Tribunalit Special për Abelard Tahirin