Lajme

Vjen paralajmërimi i fuqishëm nga LDK për rrëzim të qeverisë Haradinaj

12/06/2017 20:50
nga:A K

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri në një prononcim për Gazeta Blic iu është kundërpërgjigjur pozitës dhe deklaratave të tyre për mos votim të projektligjit për buxhetin e vitit 2018-të, nga ky subjekt.

Gaxherri tha për Gazeta Blic se deklaratat e tyre janë të pakuptimta dhe të papranueshme, duke pasur parasysh që mazhoranca e ka kuorumin dhe në këtë pjesë nuk ka asgjë të fshehur nga ana e LDK-së.

”Është shumë e pa kuptim dhe e pa pranueshme prej tyre, ne si subjekt politik kemi marrë qëndrim me marrë pjesë në votim për arsye se mazhoranca e ka kuorumin, por në momentin që e kemi parë që nuk e kanë kuorumin, ajo është shumë transparente na kurrgjë nuk mbajtëm fshehtë aty, ne ju thamë ne spo besojmë që ju si keni votat, po dojmë me dëshmu, me pa qytetarët,me dëshmu që ju si keni votat dhe ne si opozitë nuk kemi obligim me jua bo votat atyre, në qoftë se do ta kenë kuorumin prezentë atëherë është çështje jona a marrim pjesë a jo në votim” tha ajo.

Sipas saj, opozita nuk ka për detyrë të i bëjë kuorum qeverisë në çështje për të cilat nuk pajtohet, duke deklaruar kështu edhe një herë që qëllimi i LDK-së është rrëzimi i qeverisë Haradinaj, mocioni për të cilën është paralajmëruar qysh herët nga ky subjekt.

”Ato janë qëndrime tona të drejta tona, ne jemi aty për të kundërshtuar mazhorancën për me qitë në situatë që ishte sot, jo për me jau bo kuorumin as me i ndihmu qeverisë, na çdo ditë na po thojmë që po dojmë me shkarku këtë qeveri” pohoi Gaxherri.

Besa Gaxherri- Deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Në anën tjetër, duke komentuar deklaratat e deputetit të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i cili për Gazeta Blic ka treguar një prapavijë të asaj që është diskutuar në bufenë e Kuvendit në mes të atij, disa deputetëve të LDK-së dhe deputetit të AAK-së, Blerim Kuqit, ajo tha se këto punë janë shumë qesharake.

”Varet kush e ka përdorur dhe qysh e ka përdorur, unë nuk dua të hy në këto punë shumë qesharake, janë pozicione politike që ka secili subjekt politik, ne kishim edhe  deklaratën e shefit të grupit parlamentar që e dha shumë qartë pse nuk marrim pjesë në votim për me pa qytetarët që ata nuk e kanë mazhorancën”, pohoi deputetja e LDK-së.

Për fund, Gaxherri shtoi se qëndrim i LDK-së që nga fillimi ishte vota kundër për buxhetin.

”Ne kemi pasur qëndrim me e votu kundër buxhetin, ne jemi deklaruar momentin e fundit kur e pamë që deputetët nga mazhoranca nuk kanë përgjegjësi me qëndru me e bo kuorumin na vendosëm mos me votu”, përfundoi ajo.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht shefi i grupit parlamentar i lidhjes, Avdullah Hoti kishte paralajmëruar që LDK nuk do të votojë këtë buxhet, duke shkruar se buxheti nuk bën të zvogëlohet.

”Buxheti 2 miliardë euro nuk bën të zvogëlohet. Qeveria e re duhet të ndërmarrë masat që ta realizojë këtë buxhet, e jo ta shkurtoje atë. Ne nuk përkrahim në Kuvendin e Kosovës kurrfarë shkurtimi të shpenzimeve”, tha Hoti.

Edhe kryesuesi i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur votën kundër të LDK-së për buxhetin.

Sipas tij, vota kundër është për shkak se buxheti heq fondet e sigurimeve shëndetësore, zvogëlon investimet kapitale, rritë benefitet për veteranë, numri i të cilëve, siç thotë ai, po shtohet.

Ndryshe, në seancën e sotme, Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 nuk kaloi në shqyrtimin e parë.

Ndonëse brenda sallës së Kuvendin e Kosovës ndodheshin 88 deputetë, vetëm 60 prej tyre shfrytëzuan të drejtën për të votuar në shqyrtimi e parë Projektligjin për Buxhet.

Më 58 vota për një kundër dhe një abstenim,  Projektligji për Buxhet dështoi të miratohet.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, duke e kundërshtuar këtë Projektligj.

Seanca e Kuvendit do të vazhdojë nesër nga ora 10:00./Gazeta Blic/

 

 

12/10/2017 21:04

Kryesia e Vetëvendosjes mblidhet nesër