Lajme

Vjen një lajm i keq nga Avokati i Popullit për punëtorët që pritën pagat me rritje këtë muaj

12/05/2019 16:01
nga:B. D

Një lajm i keq ka ardhur nga Institucioni i Avokati i Popullit për gjithë qytetarët të cilët shërbejnë në sektorin publik dhe kanë pritur pagat me rritje për këtë muaj, shkruan GazetaBlic.

Pagat nuk do të merren me rritje në fund të këtij muaji si pasoj e ankesave që kanë arritur në zyrat e Avokatit të Popullit e që më pas ky institucion i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagat ku ka pasur ankesa të ndryshme se kjo rritje e pagave nuk është e njëjtë dhe në frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore.

Pas këtij veprimi nga Avokati i Popullit, duhet të pritet deri sa të marr një vendim Gjykata Kushtetuese në mënyrë që të vërtetohet se Ligji për Paga nuk shkel të drejtat tjera të punëtoreve të tjerë që i takojnë sektorit privat dhe mes atyre publik ku ankesat kanë qenë se nuk ka pasur rritje të barabartë.

Ky është njoftimi i plotë i Avokatit të Popullit:

Avokati i Popullit, në pajtim me autorizimet e tij kushtetuese dhe ligjore, e ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën, ka njoftuar Gjykata Kushtetuese.

Në përgjithësi, Avokati i Popullit konsideron se Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Shtojca një e këtij ligji nuk kanë arritur ta bartnin frymën kushtetuese në kuptimin e ndarjes së pushteteve, të barazisë para ligjit dhe as garantimin e së drejtës pronësore.

Për më shumë, Avokati i Popullit konsideron se ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij.

Avokati i Popullit i ka pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruara kundër Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, duke përfshirë këtu ankesat nga të punësuarit në shëndetësi, në arsim, në polici dhe në shërbimin civil.

Avokati i Popullit ka kërkuar edhe vendosjen e masës së përkohshme ndaj zbatimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, duke vlerësuar se vendosja e masës të përkohshme është e nevojshme për ta mbrojtur interesin publik dhe për të evituar dëme të pariparueshme që do të mund të shkaktoheshin me zbatimin e këtij ligji.

Duke marrë parasysh faktin se ka një numër të madh ankesash nga subjekte të ndryshme të sektorit publik, Avokati i Popullit konsideron se ekziston interesi publik që pajtueshmëria e këtij ligji me Kushtetutën të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese, përfundon njoftimi i Gjykatës Kushtetuese.

Avokati i Popullit mbetet i përkushtuar që, në mënyrë të pavarur, t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës në funksion të ushtrimit të detyrave të veta të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.

03/10/2020 15:17

Kandidatët që kaluan procesin e noterisë, i drejtohen Avokatit të Popullit: Ministrja Haxhiu ka bërë shkelje të ligjit