Geek

Vjen në Prishtinë Iphone X me çmim ekstra të lartë

11/07/2017 13:06
nga:A K

Iphone X, gjenerata e fundit e telefonave të mençur i lansuar në treg para pak ditës nga kompania Apple, tani mund të blehet edhe në tregun e Kosovës.

Edhe pse ende jo zyrtarisht, këtë model të telefonit mund ta gjeni te dyqanet ‘mobi – shopet’ që ndodhen në lagjen Ulpiana në Prishtinë, afër selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Metro ka kontaktuar me dy dyqane të tilla, për të konfirmuar arritjen e iPhone X në tregun kosovar, dhe i është thënë se posedojnë me të dy ngjyrat, atë të hirt dhe të zezë.

Ndërsa çmimi, ajo që me siguri u intereson më së shumti atyre që kanë bërë plane për ta blerë këtë pajisje telefonike, duket të jetë shumë i lartë, krahasuar me çmimin zyrtar të promovuar nga Apple.

Ky model tani është duke u shitur me çmim, nga 1,500 deri në 1,700 euro.
Në këto dyqane, Gazetës Metro, i kanë thënë, se çmimi edhe pse mund të bie javët në vijim, ai nuk pritet të jetë nën 1,000 euro.

 

11/17/2017 22:12

Pacolli mbështet Ahmetin në garën për Prishtinën, por nuk harron as Bahtirin – Ky është urimi i tij!