Sporti

Vjen më në fund goli i shumëpritur në duelin Kosovë – Gjibraltar

10/10/2019 19:29
nga:M K

Ka ardhur goli i parë në duelin miqësor mes Kosovës dhe Gjibraltarit.

Djelmoshat tanë më në fund kanë shënuar golin e epërsisë, me anë të Florent Hasanit, shkruan GazetaBlic.

Në minutën e 69-të, anëtari i Diosgyorit, gjuajti në drejtim të portës, derisa një devijim nga Nuhiu mjaftoi që topi të përfundoj në rrjetë.

70′ Kosova – Gjibraltari 1-0

Më poshtë edhe goli i para pak çasteve, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë