Albion Rrahmani ka shënuar më në fund gol.
Sulmuesi kosovar e ka dërguar topin në rrjetë pas një serie të gjatë pa shënuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Rrahmani shënoi nga penalltia dhe i siguroi kalimin tutje Sparta Pragës në Kupën e Çekisë.
Në minutën e 89-të, Rrahmani e mposhti portierin e Artis Brno, me një ekzekutim të saktë nga 11 metërshi.
/GazetaBlic Sport/


