Sporti

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit

09/05/2019 20:51
nga:M K

Ka të reja për gjendjen fizike të Messit dhe Suarezit.

Lionel Messi dhe Luis Suarez janë dyshja që i kanë munguar së fundmi skuadrës së Barcelonës.

Barcelona ka vuajtur shumë në javët e para në La Liga, duke mos arritur të marr më shumë sesa një fitore.

I gjithë problemi duket se qëndron tek mungesa e Lionel Messi, por edhe uruguaianit Luis Suarez.

Por, sot, ‘Mundo Deportivo’ ka dhënë disa lajme fantastike për tifozët e Barcelonës.

Sipas raportimeve të prestigjiozes spanjolle, të dy Messi e Suarez pritet të kthehen për ndeshjen kundër Valencias.

Kjo ndeshje do të luhet gjatë vikendit të ardhshëm, kur Barca synon t’i kthehet rrugës së fitoreve.

Në rast se Leo Messi kthehet për këtë ndeshje, atëherë kjo do të jetë ndeshja debutuese e tij për edicionin e ri.

10/18/2019 22:50

Neymar te Barcelona, Messi zbulon prapaskenat te katalunasit