Lajme

Vjen “kërcënimi” i radhës për LDK-në nga Vetëvendosje: Bashkangjituni në fitore, ose shkojmë në zgjedhje!

12/26/2019 12:10
nga:Gazeta Blic

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku ka reaguar në lidhje me dështimin e marrëveshjes me LDK-në.

Ajo ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje është fituese, dhe se sipas saj, edhe për shumë vite do të jetë partia e parë.

“Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri”, ka shkruar ajo, raporton gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! për këto pesëmbëdhjetë vite kaloi shumë sfida, fillimisht, jashtë institucioneve dhe pastaj edhe brenda. VETËVENDOSJE! ishte gjithmonë aty ku duhej të mbrohej interesi i qytetarëve.

Pra, ishte një opozitë konsekuente, një komunitet i njerëzve që refuzonte të përkulej. Por sot, ka ardhë koha e Albinit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila gjithë këto vite shënoi vetëm rritje.

Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti.

Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri.

Ne jemi të gatshëm me qeverisë me vendin, E JU?

#qeveriaKurti

Fatmire Kollçaku, LVV

Isa Mustafa flet para mbledhjes së Kryesisë: Tregon nëse ka sinjale nga VV për takimin e radhës

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria