Lajme

Vjen edhe një reagim i fuqishëm ndaj dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova

03/30/2018 12:01
nga:M H

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka shprehur shqetësim ndaj mënyrës së dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë, zyrtarë të Kolegjit “Mehmet Akif”.

Kjo qendër pohon se arrestimi dhe dëbimi është bërë në bazë të kërkesës së autoriteteve të Turqisë.

“Sipas informacioneve, arrestimi sikurse edhe dëbimi i shtetasve turq është bërë në bazë të kërkesës së autoriteteve turke, ndërsa institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës ende nuk janë deklaruar zyrtarisht për rrethanat dhe arsyet e dëbimit të tyre në Turqi. QKRMT, përtej lëshimeve në trajtimin e duhur të këtij rasti, vlerëson se mungesa e transparencës institucionale për rrethanat e rastit është e papranueshme dhe e paprecedentë për një shtet që aspiron demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Tutje, këtu përmendet edhe ligji për të huajt në Kosovë.

“Ligji për të Huajt i në Kosovë (neni 100par 1.5)shprehimisht përcakton se i huaji nuk mund të dëbohet nga territori i Republikës së Kosovës nëse ekziston dyshimi i bazuar se i huaji, në vendin e origjinës apo në një vend tjetër, do të dënohet me vdekje, do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit çnjerëzor e degradues apo dënimeve për shkaqe diskriminuese”, thuhet në komunikatë.

08/15/2018 15:49

Thaçi dënon kërcënimet ndaj prokurorit Blakaj