Sporti

Vjen edhe një largim i bujshëm nga Flamurtari

01/12/2019 23:55
nga:M K

Flamurtari i Prishtinës po vazhdon të përballet me largime të shumta.

Edhe pse e filloi kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, ekipi kryeqytetas përjetoi një rënie drastike të formës për t’u pozicionuar kështu në vendin e tetë me 22 pikë të arkëtuara në 17-të ndeshje, shkruan GazetaBlic.

Pozita jo e mirë në renditjen tabelare si duket po ndikon negativisht te lojtarët të cilët po konfirmojnë dita-ditës largimin nga ‘Xhemail Ibishi’.

Pak ditë pasi portieri Besnik Shehu deklaroi për largim nga skuadra ‘kuq e zi’ tani edhe Liridon Voca ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar të rrjetit social ‘Facebook’ për të lajmëruar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Vocës.

“Dua të ju njoftoj qe nga ky moment nuk do të jem pjes e klubit KF FLAMURTARI.
Dua ti falenderoj kryesin dhe kryetarin Imer Ademin per korrektsin ndaj meje , lojtarët per mbeshtetjen dhe një shoqeri te pazëvedësushem .

Me respekt. Liridon Voca”

/GazetaBlic/

06/25/2019 09:33

Punëtorët e KEK-ut sot në protestë, a do të hyjnë në grevë?