Lajme

Vjen dorëheqja e dytë nga AAK brenda natës

03/20/2018 22:13
nga:A. R.

Bashkëluftëtari i komandantit të UÇK-së Zahir Pajaziti ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Avni Ajeti që është asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës nga radhët e AAK-së nëpërmejt rrjetit social Facebook ka njoftuar se pas dorëheqjes së kryetarit të degës Fatmir Humolli edhe ai nuk është më pjesë e AAK-së.

“Pas dorëheqjes të kryetarit të AAK-së dega në Podujevë z.Fatmir Humolli dhe zhvillimet politike në dëm të Kosovës edhe unë Avni Ajeti nuk jam më pjesë e AAK-së”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Pak më herët Fatmir Humolli ka njoftuar se jep dorëheqje nga AAK pasi që është ndier i tradhtuar nga lideri i tij Ramush Haradinaj pasi që I njëjti po e përkrah demarkacionin me Malin e Zi

11/23/2019 23:31

E thotë Ardian Gjini: AAK nuk ka synim të jetë pjesë e qeverisë, VV dhe LDK le të provojnë bashkë