Lajme

Vjen deklarata edhe nga Pentagoni: Raketat balistike u gjuajtën nga territori i Iranit

01/08/2020 01:34
nga:Gazeta Blic

Pentagoni ka dalë me deklaratë zyrtare pas sulmit iranian kundër Amerikës.

Sipas degës ushtarake të qeverisë amerikane, disa raketa balistike janë gjuajtur në drejtim të dy bazave ajrore amerikane, nga territori i Iranit.

Pentagoni konfirmoi që Irani nisi raketa drejt forcave ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak.

Pentagoni tha që Irani gjuajti më shumë se një duzinë raketash.

“Është e qartë se këto raketa u hodhën nga Irani dhe synuan të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë dhe personel të koalicionit amerikan në Al-Asad dhe Irbil”, tha Jonathan Hoffman, ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes për Çështjet Publike, në një deklaratë .

“Ne jemi duke punuar në vlerësimet fillestare të dëmtimit në betejë,” shtoi ai.

Bazat, tha ai, kanë qenë në gatishmëri “për shkak të indikacioneve që regjimi iranian planifikoi të sulmonte forcat dhe interesat tona në rajon”.

“Ndërsa vlerësojmë situatën dhe përgjigjen tonë, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët e rajonit”, tha Pentagon.

Pak më herët reagoi edhe Shtëpia e Bardhë.

“Ne jemi në dijeni për raportimet për sulmet ndaj bazave tona në Irak. Presidenti është njoftuar dhe po e monitoron situatën bashkë me ekipin e sigurisë kombëtare”, ka thënë zëdhënësja e Trumpit, Stephanie Grisham në një deklaratë me shkrim.

Pas sulmit të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane në Irak, vjen reagimi i Trumpit

04/19/2020 15:47

Zyrtari i VV-së: I pranuam testet nga Serbia, pasi na e kërkuan amerikanët!