Showtime

Vjehrri i Edona Llalloshit tregon se për çka është specialiste ajo

01/13/2018 21:46
nga:Lorik J

Edona Llalloshi e ka mirë me të gjithë dhe e duan të gjithë. Prej vitesh e adhuron një publik i tërë, ndërkaq asnjëherë nuk i ka munguar dashuria e pakufishme e familjarëve, shkruan “Kosovarja”.

Edona e ka shumë mirë edhe me vjehrrit. Ajo nuk jeton me ta, por gjithsesi raportin me prindërit e burrit e kanë mjaftë të afërt.

Vjehrri i këngëtares nuk i ka kursyer fjalët më të mira për nusen e tij, Edonen, duke folur fjalët më të bukura për të, e gjithashtu duke treguar se sa herë që shkojnë tek ajo kënaqen shumë.

Vjehrri i këngëtares, tregon se ajo është specialiste kur është fjala për të bërë qaja.