Lajme

Vjehrri e rrah renë në Prishtinë, ai lirohet e ajo me fëmijët dërgohet në strehimore

08/10/2022 09:12
nga:G B

Një person dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të tij, të dielën rreth orës 23 në Prishtinë.

Sipas policisë, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.