Lajme

‘Vizitat e Osmanit dhe Kurtit janë pompim i manipulimit se gjoja po bëjmë diçka’

10/02/2024 20:57
nga:N K

Së fundmi, dy krerët e shtetit të Kosovës kanë zhvilluar vizita zyrtare jashtë vendit.

E, këto vizita për sipas njohësit të zhvillimeve politike, profesorit Milazim Krasniqi, janë ‘pompim i manipulimit se gjoja po bëjmë diçka’.

Ai thotë se deligacionet e Kosovës i fshehin takimet e tyre, që sipas tij ata aktivitetet e tyre i kryejnë në korridoret ose sallat alternative, pasiqë vendi ynë nuk është anëtar i OKB-së.

“Në fakt, deligacionet tona e fshehin një fakt që ato nuk marrin pjesë në seanca të asamblesë por aktivitetet i bëjnë në korridore ose në sallat alternative, sepse Kosova nuk është anëtare e OKB-së, prandaj nuk marrin pjesë në seanca brenda. Qytetarët tanë të shkretit nuk e dinë këtë gjë sepse ata nuk ju kallxojnë. Këto takime këto jashtë janë, takime me këdo që ka vakt me u taku, figura krejtësisht të parëndësishme të politikës. Nuk është keq me i taku edhe ata, kurfarë hajri prej asaj pune nuk ka përveç një pomipimm të manipulimit se gjoja po bëjmë diçka”, thotë Krasniqi në një intervistë dhënë për GazetaBlic.

Krasniqi thotë se këto takime të dy krerëve të shtetit nuk na ndihmojnë asgjë, nëse nuk ka partniritet, besueshmëri dhe koordinim të politikave me SHBA dhe me NATO-n.

Poashtu, sipas tij qeveria aktuale e ka fut vendin në krizë, e që rruga e daljes nuk po shihet.

“Kosova është në një situatë turbulence jo stabiliteti, për ç’arsyeje edhe po rriten kontigjentet e KFOR-it në Kosovë. Pra, politika jonë tjetër është ajo që del në televizor e që del në media, dhe tjetër është ajo çka ndodh në realitet. Në realitet kemi një qeverisje që e ka fut fut vendin në krizë, në raport me faktorët ndërkombëtar dhe rruga e daljes nuk po shihet”, tha analisti.

/GazetaBlic/