Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të disa figurave politike të kaluarës, duke i quajtur ata “fatkeqësi e 20 vjeçarit” dhe duke theksuar se nuk ka kthim mbrapa në procesin e shtetndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajqinovci ka shpërndarë një video të viteve të kaluara, ku thuhet se Vlora Çitaku, si ministre e Integrimeve në atë kohë, shkonte në vizitë jozyrtare në Beograd.
E plotë:
Këta po mendojnë që populli i ka harruar këta dhe sot dalin dhe mbajnë moral politik.
Ju jeni fatkeqësia e 20 vjeçarit!
S’ka kthim mbrapa!