Lajme

Vizat: Engel i del në krah Kosovës, e quan tradhtare BE-në

12/04/2018 22:51
nga:Q F

Senatori republikan Eliot Engel ka thënë se është i zhgënjyer me komisionarin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn për deklaratën se liberalizimi i vizave është shtyrë deri në vitin 2020.

Në një postim në Twitter, Engel ka thënë se Kosova ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar BE-ja lidhur me kushtet për liberalizim.

“I zhgënjyer nga komisionari i BE-së, Johannes Hahn që tha se liberalizimi i vizave për Kosovën do të shtyhet përsëri. Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar nga BE-ja. Refuzimi i liberalizimit të vizave është tradhti e premtimeve që ka bërë BE-ja”, ka thënë Engel në Twitter.