Cool

“Viza juaj është aprovuar” – Ministria e jashtme gjermane kërkon falje për mesazhin e pashije”

01/17/2020 00:19
nga:Gazeta Blic

Të enjten pasdite, Ministria e jashtme e Gjermanisë i është bashkuar trendit në Twitter, për të dërguar një mesazh me 4 fjalë nën sloganin “Joshe dikë me 4 fjalë”.

“Viza juaj është aprovuar”, ka qenë mesazhi që diplomacia gjermane ka vendosur të ndajë me 170 mijë ndjekësit e saj në Twitter, raporton koha.net.

Përdorues të rrjetit social nga gjithë bota e kanë quajtur shakanë të pakripë për shkak të rëndësisë që një vizë gjermane ka për miliona njerëz në botë. Pas pak orësh, e mbi 800 shpërndarjesh, postimi është fshirë.

‘Të qenit qesharakë nuk është arma jonë me e fortë me gjasë. E kemi fshirë postimin tonë të mëhershëm dhe u kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që janë ofenduar nga ai. E dimë se procesi i vizave është kompleks, dhe se vendimet e vizave mund të prekin thellë jetët e njerëzve. Kolegët tanë i marrin këto vendime shumë seriozisht”, thuhet në postimin e fundit.

02/20/2020 00:49

Lajmi i fundit: Mbi tetë të vrarë nga të shtënat në dy shisha-bare në Gjermani