Opinion

Vivisekcion populizmit pseudopacifist

L HL H

Disa njerëz publikë akuzuan qeverinë kosovare dhe masat mbështetëse të tyre për populizëm, nacionalizëm dhe ksenofobi. Ndaj kujt? Në kërkim të anatomisë së një kategorie të re: neopopulistëve pseudopacifistë shqiptarë, që jo pak kush i etiketon me nofkën „titistë“ ose „proserbë të paguximtë“!

Xhemal Ahmeti

Njëri grup brohorit: ne jemi në të drejtë! Tjetra turmë kundërshton: fajet i kemi vetë! Ideatorët e „meaculpiana“-s tentojnë të mëforcojnë frekuencën e ndikimit duke çuar gishtin përpjetë: kujdes nga populizimi, ksenofobia dhe nacionalizmi – alarmojnë shtetin, elitat dhe masat që mbështestin të parat!
Për çka e kanë fjalën gjithë këta?
Grupi i parë thotë se taksat e vëna ndaj Serbisë janë masë e drejtë. Këta i bëjnë apologjinë qeverisë së tyre për retorikën e ashpër ndaj BE-së. E fundit u bëka padresjtësinë.
Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë ata që thonë; „burimi i çdo dështimi në histori, sot e përherë jemi ne vetë“.
Të parët duken konkretë. Meaculpianët, Confiteor-ët (njohje kolektive apo personale të mëkateve para Zotit) u ngatrruakan me fantomë. Fantomi, thonë të jetë paradoksalisht vetë arma e tyre kundër të njëjtit fantom: dashkan të luftojnë populizmin me populizëm!
Është mirë që publikisht të debatohen frymat e llojit, të sojit që irritojnë mentalitetet me epitetone kaq të koklavitura. Kështu sqarohen gjërat parakohe dhe nuk lindin ofendime e etiketime aq të mëdha si dikur kur dikush i vulosi shqiptarët si fashistë, gjersa të fundit ende nuk ua kishin hedhur dheun mbi trup së paku atyre kufomave që paramilitarët serbë në ikje e sipër s’patën kohë t’i marrin me vete apo t’i djegin.
Le t’i shikojmë këto dre definicione veç-e-veç:

1. Populizëm- donë të thotë tendenca për të krijuar disponime tek masat nëpërmjet një retorike anti-institucionale, kundër shtetit, kundër elitave (për t’i zëvendësuar ato), kundër grupeve e ideve, nëpërmjet personalizimeve, moralizimeve, gjithmonë duke folur përherë nga pozita e ndonjë instancë qoftë ad populum apo ex moralis. I cilësdo fe, shkollë, filozofi, apo sekt qoftë morali në emër të të cilit thirren.
2. Ksenofobi – është frika/urrejtja ndaj të huajve.
3. Nacionalizëm – është – as vetë nacionalizmi nuk e di këtë punë. Le ta përdorim atë që unë e quaj „nacionalizëm negativ – tipik shqiptar“. **Ky tip nacionalizimi nënkupton vlerësimin dhe krenimin me traditat, kulturën, origjinën, gjuhën dhe vlerat tjera të etnisë por vetëm për mbijetim dhe konstituim permanent të identitetit e jo edhe për riprodhim të tij në armë për t’i sunduar apo përjashtuar tjerët. **

Mbasi u morëm vesh për definicionet. Le ta shikojmë edhe njëherë kontestin ndërmjet këtyre dy grupeve. Le të përpiqemi ta grafizojmë strukturën e temës sikur të merreshim me argumentin e teologut Kalâm mbi ekzistencën e Zotit.

PX. Në se diçka krijohet ka një shkak.
P1. Serbia bëri gjenocid ndaj shqiptarëve dhe lufton ekzistencën e shtetit të tyre me gjitha mjetet e mundshme.
K1. Kosova për t’iu kundërvënë kësaj politike vuri në përdorim taksën tregtare për mallrat serbe si paralajmërim se do ta nis reciprocitetin nëse lufta asgjësuese serbe nuk ndalet.

PXA. Shkaku u i reagimit aktual të Kosovës është lufta e egër serbe që jo vetëm se nuk njeh shtetin por kërkon çnjohjen dhe zhbërjen e tij, duke i shkaktuar probleme të mëdha në progres.

P2. BE ka kushte për tua dhënë vendeve liberalizimin e lëvizjes pa viza. Kosovës që nga 2012 e deri më 2018 ia ka modifikuar disaherë dhe dyfisht më shumë se shteteve tjera. Si pasojë e kësaj u shty MSA dhe as që diksutohet ende kandidatura. Hapja e kandidaturës është shumë e rëndësishme ngase shtetet detyrohen të hapin kapitujt dhe të plotësojnë kriteret për shtet ligjor (si lufta kundër korrupsionit), arsim, ekonomi e tj.
K2.Përkundër kritereve shtesë dhe problemeve të shumta të brendshme shteti i ksovës ia doli t’i plotësojë kushtet. BE nuk bëri liberalizimin e vizave siç premtoi.
P3. BE tash edhe për proceset tjera bënë kusht heqjen e taksave bilaterale ndërmjet dy shteteve jo-antare të saja. Ajo zhvillonte biseda jotransparente në emër të Kosovës pa pasur legjitimetin e demokracisë dhe shtetit në fjalë.
K3. Qeveria e Kosovës konsideron se është e tradhtuar për vizat. Ajo konsideron ndërhyrje eklatante dhe diversion armiqësor hapjen e bisedimeve sekrete në emër të territorit të saj, pa pjesmmarje të institucioneve demokratike të Kosovës. Në krahasim e sipër të procesit progresiv për në BE, kjo Qeveri sheh se Serbia ka ecur para ndërsa Kosova ka mbetur në vend dhe ende kërkon lëvizje të lirë për qytetarët e saj.

(Ekskurs sqarues: Kandidatura nuk hapet se shtetet i kanë plotësuar kushtet, porse duhet t’i përmbushin kushtet kryesore – kapitujt – gjatë negociimit të tyre).

PXB: Qeveria e Kosovës konsideron të rrezikuar shtetin e saj nga agresioni serb.Ajo ndihet e tradhtuar nga BE për vizat, për veprimtarinë e saj kundër sovranitetit dhe paqes së Kosovës, duke i dalë në ndihmë pa kushte shtetit serb – ish agresorit gjenocidues të saj. Si pasojë e kësaj gjendjeje Qeveria kosovare qortoi edhe BE-në për sjelljet e saj.

P—K modus ponens :Shkaku i sjelljes kosovare janë agresioni serb dhe sjellja diksirminuese e BE-së.

Ky fakt tash mund të diskutohet, vërtetohet ose të përjetoj falsicitetin? Ata që thonë se „fajet i kemi vetë“ brenda këtij kontesti, duhet të tregojnë pse kosovarët i kanë fajet dhe janë populistë, nacionalistë, ksenofobë? Ngase Qeveria gëzon një mbështetje kaq të madhe dhe ndër masat përkrahëse rrjeteve sociale ka edhe të tillë që shajnë BE-në dhe Mogherinin? Populizmi thamë më lartë se ç’është – ai duhet të jetë minimum sistematik (së paku medial dhe me eksponentë të popullarizuar siV janë opinionistët). Instant tifozeritë çastore nuk hyjnë këtu. Ksenofob nuk është ai që akuzon një instancë politike të caktuar apo një shtet të veçantë e njëkohësisht dashuron marrëzisht kontinente e kultura tjera të huaja. Ulurima kundër padrejtësisë faktike, duke u thirrur ndaj vrasjeve poashtu faktike që t’i ka bërë tjetri nuk janë nacionalizëm fashist, shovenist por maksimum katarsis dhe kërkim respekti duke e manifestuar me vlerat e atij nacionalizmit negativ që e përshkruam më lartë.

Kush janë populistët pra këtu? Ata që mohojnë gjithë këtë realitet faktesh pa ofruar fakte konkrete për kontestin në emër të ndonjë „meaculpiane“? Cilës; asaj transcendentales që pyet O Zot pse bëre shqiptarë? Asaj se keni bërë shtetin më 2008 dhe mezi u çliruat nga një robëri e gjatë shekullore? Kriminaliteti? Po ai nuk luftohet duke shpallur shtetin, masat, elitat si populiste, ksenofobe dhe nacionaliste edhe atëherë, së paku jo atëherë, kur ia dalin të bëhen të drejta dhe të mbrojnë veten me idealin e drejtësisë e jo me vollumin e xhepit. Në bazë të çkahit atëherë dikush kualifikon instituicionet e shtetit dhe masat që janë pro taksave dhe qortimit të BE-së për populizëm? Populistët vetë?