Inspektorët komunalë në Gjilan kanë gjobitur Viva Fresh për shkak se çmimi i reklamuar i sheqerit ka pasur mos perputhje gjatë pagesës në arkë, raporton Gazeta Blic.
“Duke reaguar sipas ankesës së një qytetari në lidhje me mospërputhjen e çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë, inspektorët komunalë kanë gjobitur me 400 euro marketin Viva Fresh. Çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro”, thuhet në njoftim.
Në Vushtrri gjenden 1500 litra vaj ‘pa letra’ inspektorët bëjnë këtë veprim