Sporti

Vitin e ri Prishtina e fillon me risi, konfirmon drejtorin e ri menaxhues dhe atë sportiv

01/01/2021 16:00
nga:M K

Viti i ri fillon me risi për skuadrën më të madhe kosovare.

Prishtina ka zyrtarizuar përforcimet e reja në staf, konkretisht në dy pozitat drejtuese, atë menaxheriale dhe sportive, përcjell GazetaBlic.

Si drejtor menaxhues, “bardhë e kaltërit” kanë angazhuar Bajram Sherifin, ndërsa për atë sportiv Fisnik Kërçelin.

Këto emërime po bëhen në kuadër të ndryshime brenda përbrenda kampit kryeqytetas, që në pranverë synon titullin.

Lajmin e konfirmoi vetë Prishtina përmes rrjeteve sociale.

Më poshtë edhe komunikata.

Bajram Sherifi, drejtor menaxhues
Fisnik Kërçeli, drejtor sportiv
Në mbledhjen e mbajtur më 24 dhjetor të vitit që lamë pas 2020, për drejtor menaxhues të klubit u caktua, Bajram Sherifi, kurse për drejtor sportiv, Fisnik Kërçeli, si pasojë e kalimit të kohëzgjatjes së kontratave si për drejtorin sportiv, Granit Begolli dhe drejtorin menaxhues, Agim Salihu i cili tani e tutje kalon në postin e përfaqësuesit juridik të klubit.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10159557472768538

/GazetaBlic/