Lajme

Vitia: Shërbimi i fertilizimit në institucione, fillon në fund të vitit

10/03/2024 13:58
nga:N K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se shërbimi i fertilizimit in vitro në institucionet publike do të nisë në fund të këtij viti. Vitia ka thënë se pajisjet janë sjell dhe janë duke u montuar.

“Pajisjet janë sjell dhe janë duke u montuar. Në listën e barnave esenciale do të futen edhe barnat për IVF-në. Deri në fund të vitit ky shërbim kaq i nevojshëm do të aplikohet edhe në institucionet spitalore publike”, ka deklaruar Vitia, gjatë përurimit të Klinikës së Ortopedisë./rtk