Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka premtuar infrastrukturë moderne në çdo shkollë të Prishtinës.
Vitia ka bërë të ditur se do të ndërtojnë pesë shkolla të reja në lagjet Prishtina e re, Mati 1, Kalabri, Arbëri dhe Sofali.
Ai tutje ka thënë se do të ketë dyfishim të çerdheve në vendbanimet urbane dhe fshatra.
Postimi i plotë:
5 shkolla të reja
? Infrastrukturë moderne në secilën shkollë të Prishtinës
? Dyfishim i çerdheve në gjithë territorin, jo vetëm në vendbanimet urbane por edhe në fshatra
Sepse Prishtina duhet të ecë përpara.
✅ Me 14 nëntor, voto 144!