Lajme

Viti i Ri, një i plagosur e gjashtë të lënduar

01/01/2018 08:09
nga:A. R.

Një person nga Shtimja është plagosur nga plumbi qorr si pasojë e festimeve të Vitit të Ri, njofton Klan Kosova.

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së kanë kërkuar ndihmë gjithsej gjashtë raste deri tani.

Dy prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe kanë përfunduar me amputim duarsh, si pasojë e lëndimit nga mjetet piroteknike derisa katër raste të tjera janë paraqitur me lëndime të lehta poashtu si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

01/05/2018 12:42

Vrasja e 16 vjeçarit natën e Vitit të Ri, dy kushërinjtë në burg