Fit&Sexy

“Vitamina e diellit”

12/07/2017 14:55
nga:M H

Rezultatet e një studimi të fundit shkencor kanë treguar vlerat e çmuara të kësaj vitamine.

Vitamina D mbron trupin ndaj një sërë sëmundjesh të rëndësishme, kjo vitaminë është një ndër vitaminat e vetme që trupi ynë mund të prodhojë vetvetiu.

Shkencëtarët kanë gjetur fakte direkte në lidhje me vlerat e mëdha të vitaminës që ndryshe konsiderohet edhe “Vitamina e diellit”.

Vitamina D përftohet në mënyrë natyrore nga lëkura, por vetëm në prani të diellit. Rrezatimi diellor përmban rrezet ultravjollcë B (UVB) të cilat krijojnë një substancë të veçantë në lëkurë që quhet 7-dehydrocholesterol. Shndërrimi mund të bëhet në mëlçi dhe në veshka dhe prej këtij të përftohet edhe forma aktive e vitaminës D.

Kjo vitaminë gjendet tek këto ushqime salmoni, qumështi, veza, kërpudhat dhe tek mishi i derrit.

Mënyra më e mirë për të përftuar vitaminën D është ajo e ekspozimit të trupit në diell për disa minuta çdo ditë.

11/22/2017 07:51

Parashikimi i motit për ditën e sotme