• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Visar Ymeri tregon si mund të ndalen ‘aventurat e Thaçit për shkëmbim territoresh’

09/26/2018 20:18
nga:Q F

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë se ndalimi i aventurave të presidentit Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh do të mund të bëhet, nëse të gjitha partitë opozitare të uleshin dhe të gjejnë një mënyrë demokratike për ndalimin e dialogut në formën që po bëhet.

Ai ka shtuar se disa parti politike,duke aluduar ne Vetëvendosjen, po i bëjnë dëm Republikës së Kosovës, dhe qytetarëve të saj, duke e konsideruar PSD-në problem më të madh se çka do tjetër që ndodhë në Kosovë.

Po ashtu Ymeri, është shprehur se PSD është e gatshme për bashkëpunim në mes partive opozitare, por ka thënë se nëse ata nuk e dëshirojnë këtë bashkëpunim, atëherë ‘me zor nuk mund të bëhet një gjë e tillë’.

“Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bashkëpunojmë, veçanërisht me subjektet opozitare. Por, normalisht nëse ata nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me ne, nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë me zor.

Kështu që ne jemi të hapur për bashkëpunim. I kemi qëndrimet tona. Jemi të gatshëm që të merremi vesh me partitë e opozitës. Mirëpo, baza e shëndoshë e bashkëpunimit është sinqeriteti dhe respekti i ndërsjellët.

Por, nëse një subjekt politik e ka problem më të madh PSD-në, sesa ckado tjetër që është tu ndodhë në Kosovë, mendoj që është e gabueshme dhe një qasje e tillë nuk po i bën mirë as Republikës as qytetarëve, e as vetë subjektit. Nëse ka një gjë që është e rrezikshme të ndodhë në Kosovë, e që është këmbimi i territoreve, që po e promovon presidenti Thaçi, dhe nëse e kemi sinqerisht se duam ta ndalim atë, atëherë do të duhej të uleshim bashkë të gjitha subjektit dhe ta ndalim atë.
Kjo do të mund të bëhet nëse e largojmë megalomaninë dhe ekskluzivi tetin të një subjekti politik, cilido qoftë ai. Në momentin kur tentojmë që ta shohim vetën pra subjektin, më të rëndësishëm se çështja, atëherë është e vështirë ta ndalin atë, dhe çështja mund të kalojë”,
ka thënë Ymeri.