BLIC.TV

Visar Ymeri: Kurti në Mynih tregoi që ka hequr dorë nga shumë parime që mbronte në opozitë

02/21/2020 22:42
nga:Y I

Ish-kryetari i PSD-së, Visar Ymeri i ftuar në Blic Interview ka folur mbi disa nga vendimet e Qeverisë Kurti gjatë këtyre ditëve.

Ymeri komentoi edhe konferencën e Mynihut , ku tha se Albin kurti po duket që ka hequr dorë nga shumë parime që ka patur në opozitë.

“Në konferencën në Mynih po shihet se Kurti ka hequr dorë nga shumë nga parimet që ka patur në opozitë.Unë mendoj se nuk duhet të flitet me Serbinë për dialog pa njohje. Ajo marrëveshje që duhet të arrihet për të patur njohje mes dy vendeve.

Ymeri foli tutje edhe për raportet e Kurti me SHBA-të, ku po raportohet se janë zbehur kohët e fundit.

“Mendoj që raportet me SHBA duhet të mirëmbahen por nuk do të thotë se gjithçka duhet të bëhet sipas kërkesave që vijnë nga jashtë. Gjatë tërë kësaj kohe dy partitë në pushtet i kanë thënë publikut se jemi marrë vesh për programin qeverisës, por si nuk qenka marrë vesh për një temë shumë të rëndësishme siç është dialogu me Serbinë. Sa i përket reciprocitet ka dy shkallë, në radhë të parë të definohet me partnerin qeverisës se çfarë të bëhet me reciprocitetin dhe së dyti ta kuptojnë vetë se çfarë do të thotë reciprocitet” tha Ymeri në Blic Interview.