Lajme

Visar Ymeri: Flet për marrëveshjen me Serbinë, ‘ankohet’ në LDK-në që po e anashkalon Albin Kurtin

02/15/2020 15:12
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se është e pakuptimtë se si po shpërfillet Shefi i Qeverisë nga zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se është për keqardhje pse bartësit kryesorë të institucioneve s’kanë kurrfarë koordinimi përballë dialogut me Serbinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar kolicionin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe sëkëndejmi Albin Kurtin kryeministër, me vullnet politik dhe me marrëveshje. Andaj sjellja e zyrtarëve të caktuar të saj karshi shpërfilljes së kryeministrit në vazhdimin e dialogut me Serbinë është e pakuptimtë. Aq më tepër që bashkë (e LDK më shumë) për një vit rresht e trumpetuan si fitore të madhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili në mënyrë eksplicite drejtimin e dialogut ia lë ekskuzivisht në dorë Kryeministrit.

“Është tejet e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen tonë si shoqëri nëse vazhdohet me këtë ç‘akordim institucional rreth një teme kaq të rëndësishme”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Ymeri ka thënë se VV e LDK po pësojnë nga mospërgjegjësia që kanë pasur në kohën kur ishin në opozitë derisa tash ende s’po dalin nga dëliri i fitoreve të pozitave shtetërore.

“ Prandaj bashkë me Grupin parlamentar të PSD-së insistonim që dialogu të bashkërendohej nga Kuvendi i Republikës. Për ta bërë zërin e Kosovës një, dhe në përputhje me vullnetin politik të qytetarëve të reflektuar në përqindje në Kuvend. Tash fatkeqësisht ata që e luftuan më së shumti këtë mekanizëm bashkërendimi (LVV dhe LDK) po përballen me të njëjtin problem, dhe po sillen në të njëjtën mënyrë të çakorduar. Pra po e pësojnë nga papërgjegjësia e tyre sa ishin në opozitë. Por kështu po e pësojmë të gjithë. Prandaj, duhet përfunduar kjo papërgjegjësi, ta lënë anash delirin e fitores e posteve të reja, dhe të fillojnë ta marrin seriozisht interesin e Republikës”, ka shtuar Ymeri.

Flet Albin Kurti: Tregon nëse u takua me Grenell në Gjermani

09/24/2020 09:33

Parashikimi i Shkëlzen Maliqit: Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmani nuk marrin më shumë se 40% të votave