BLIC.TV

Visar Ymeri flet për “fshesën” e Qeverisë Kurti!

02/21/2020 22:33
nga:Gazeta Blic

Themeluesi i institut për politika sociale “Musine Kokalari” Visar Ymeri, konsideron se është ende herët të konstatohet nëse ka vepruar drejtë apo gabim, me shkarkimet e fundit nga Qeveria Kurti, nisur nga Bordi i PTK-së.

Sipas Ymerit, kjo gjë do të kuptohet, tek pas emërimit të Bordit të ri, nëse do të zgjidhen njerëz me meritokraci apo siç është vepruar në të kaluarën, me lidhje familjare apo partiake, raporton GazetaBlic.

“Shkarkimi i bordit të Telekomit, është paralajmëruar edhe ai i RTK-së mbase do të vazhdohet edhe më tutje. Shkarkimi nuk është as i mirë as i keq, por për këtë çështje duhet të pasur arsyeje. Tash kjo mënyra se si do të emërohet Bordi i ri do ti jep vlerën positive apo negative, vendimit për shkarkime”, ka thënë Ymeri, në emisionin “Blic InterView me Astrit Gashin”.

Sipas ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, ngjashëm kishte vepruar edhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, por më vonë në pozita kyçe ka emëruar njerëz të afërt të tij.

“Mos të harrojmë se edhe Ramush Haradinaj, në ditën e parë si Kryeministër ka shkaruar bordin e PTK dhe ka emëruar njerëzit e tij”, u shpreh ai. /Gazeta Blic/

Blic Interview – Visar Ymeri – 21.02.2020 – Klan Kosova

Blic Interview – Visar Ymeri – 21.02.2020 – Klan Kosova

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 21 février 2020