BLIC.TV

Visar Ymeri: Fitorja e Vetëvendosjes, revolucion i heshtur demokratik

02/19/2021 21:49
nga:M K

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht analisti politik, Visar Ymeri ka qenë pjesë e dokumentarit “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic.

Dokumentari në fjalë për temë kryesore kishte “Përmbysjen e Madhe”, respektivisht fitoren e VV-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Ymeri, lidhur me këtë çështje ka thënë se fitorja e Vetëvendosjes ishte një revolucion i heshtur demokratik, që për qëllim kishte fundin e qeverisjes 20 vjeçare.

Tutje, Ymeri tha se njerëzit janë të zhgënjyer me udhëheqësit dhe se shpresojnë në një kapitull të ri, pra atë të prosperitetit dhe rritjes së demokracisë.

“Po qartazi ishte përmbysje, kemi një rezultat të Lëvizjes Vetëvendosje i cili nuk është i përsëritshëm, kjo është përmbysje. Më shumë se përmbysje ka qenë fryma që është ndërtuar pro Vetëvendosjes dhe unë konsideroj se ka qenë një revulucion i heshtur demokratik që kishte qëllimin t’i ipte fund qeverisjes 20 vjecare, duke pasur parasysh se të njëjtit njerëz janë sjellur në qeveri prej se jemi çliruar nga Serbia, dhe në anën tjetër duke hapur rrugë një kaptine të re politike e cila do duhej të ishte e prosperitetit dhe rritjes së demokracisë.

Në përgjithësi, njerëzit ishin të zhgënjyer e mllefosur me 20 vjecarin e shkuar, dhe ata e zgjodhën Vetëvendosjen sepse ishte e vetmja parti politike që nuk kishte qenë asnjëherë në qeverisje dhe e përdorte një diskurs me dimensione të popullizmint që me sukses arriti me shtri tek qytetarët për një lloj beteje, mes neve dhe atyre, pra mes të mirës dhe të keqës”, tha ndër të tjera Ymeri.