Lajme

Visar Ymeri e pranon publikisht se kanë siguruar transport për votuesit

11/21/2017 13:31
nga:M H

 

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri e ka pranuar se kanë organizuar transport për votuesit e VV-së në zgjedhjet e së dielës.

“Po ne i identifikojmë votuesit, dhe këta  votues i ndihmojmë, nëse nuk kanë mundësi të dalin të votojnë, kjo nuk është e pazakonshme”, ka deklaruar Ymeri në një konferencë për medie, raporton Gazeta Blic.

Ymeri ka folur edhe për fitoren e VV-së në tri komuna, ai ka thënë se qytetarët e meritojnë të qeverisen mirë dhe drejtë nga VV.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosja ka fituar komunën e Prishtinës, atë të Prizrenit dhe Dardanën./Gazeta Blic./

12/10/2017 21:13

Rrjedhje të reja në Vetëvendosje: Ja çka i kërkojnë tash, Pikat e VV-së Visar Ymerit