Sporti

Visar Ejupi, 17 vjeçari i rekordeve e i së ardhmes

08/15/2020 12:11
nga:M K

E njihnin të gjithë për kapacitetet që posedonte, por gurmanët e futbollit basketbollit u çuditën kur e panë në tri ndeshje brenda ditës.

Ai zhvilloi dy ndeshje me gjeneratat e reja të klubit në garat kombëtare, teksa në mbrëmje u paraqit edhe për ekipin e parë, arritje kjo që nuk do shumë koment, përcjell GazetaBlic.

Fantazisti nga Rahoveci, Visar Ejupi, që me 3 Prill të këtij viti mbushi vetëm 17 vjet, po vazhdon të shkëlqejë çdo ditë e më shumë, teksa stërvitjet nuk i ka ndalur aspak.

Në një prononcim për “GazetaBlic” Ejupi ka treguar se gjatë verës ka ushtruar me trajner personal, vetëm e vetëm që të jetë i gatshëm për sezonin e ri, kuptohet, vetëm kur janë lejuar stërvitjet, ndërsa ka katër orë në ditë ka qenë vetëm në udhëtimet me autobus, sakrificë kjo që me siguri se do t’i kthehet, kur shohim potencialin që gëzon.

“U jam përmbajtur maksimalisht rregullave dhe instruksioneve të IKSHPK-së. Që nga përfundimi i sezonit dhe kur janë lejuar stërvitjet, për shkak të gjendjes aktuale, kam stërvitur nga katër orë në ditë, teksa katër të tjera i kaloja në udhëtime me autobus, në relacionin Rahovec-Prishtinë, vajtje-ardhje.

Po përgatitem maksimalisht edhe në shtëpi, me aq mundësi sa kam. Dua të jem në formën më të mirë kur të fillojë edicioni. Javën e ardhshme me gjasë do të kemi edhe një grumbullim me skuadrën dhe aty do t’i qartësojmë gjërat. Do të flasim edhe për të ardhmen, kuptohet, shpresojë që të vazhdojë aty ku më respektojnë dhe më mbështesin maksimalisht”, tha ndër të tjera, djaloshi i rekordeve.

Kujtojmë, ai është pjesë edhe e dy grupmoshave të kombëtares së Kosovës, U18 dhe U20. Madje, ai ishte paraqitur për seleksionet respektive edhe kur i kishte 16 pranvera, pasi gjatësia që posedon, është një tjetër indikator që i jep përparësi dhe shpresë për një karrierë të bujshme.

/GazetaBlic/

03/16/2019 20:41

Vaki në basketbollin kosovar, 15 vjeçari nga Rahoveci luan tre ndeshje brenda një dite