Showtime

VIP-at shqiptare që nuk po plaken kurrë (FOTO)

11/11/2017 16:41
nga:E Sh

Vitet janë thjesht numër për të gjithë ato femra që dinë të duken të bukura, elegante dhe seksi, shkruan GazetaBlic.

Disa nga VIP-at shqiptarë përmes sharmit dhe linjave perfekt trupore janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Madje, për disa prej tyre mund të themi se janë bërë krejt të ngjashme me njëra-tjetrën për shkak të ndërhyrjeve kirurgjike që kanë,  e shumë pak nga to mund janë origjinale.

Kjo është bota e ShowBizit e rëndësishme është të dukesh e bukur dhe të jesh në garë konkurrence. Mirëpo, sa kanë qenë të tilla që nga fillimi i karrierës mbetet të shihet përmes imazheve në vazhdim të cilat i ka përzgjedhur “GazetaBlic”.

 

-Albërie Hadërgjonaj-

Një ndër to padyshim që është këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila konsiderohet ndër figurat më të përfolura në shtypin rozë për shkak të pamjes dhe elegancës që transmeton tek publiku.

Ajo çdoherë e më shumë i mahnit adhuruesit me pamjen e saj duke publikuar imazhe nga më të ndryshmet, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse ka dy vajza, këngëtarja 42 vjeçare duket tejet në formë.

 

-Suzana Mushkolaj-

Është nëna e Argjentina Ramosaj apo siç është cilësuar nga ne si gjyshja më seksi, e jo më kot. Njihet si ndër fotografet dhe stilistet më të njohura në vendin tonë e që pamja e saj na lë shumë për të dëshiruar.

Me një trup si të saj shumë pak do mendonin që ajo është gjyshja e Noah, djalit të Argjentina Ramosaj, shkruan GazetaBlic.

 

-Mihrije Braha-

Në listën e femrave seksi po ashtu hyn edhe Mihrije Braha. E kush do besonte që Mihrija ka 50 vjet me bukurinë dhe format trupore që ka?!

Ajo është e njohur për opinionin e gjerë si këngëtare dhe tanimë edhe si moderatore të emisionit ‘Odeon’. Është e martuar me këngëtarin Naim Abazi dhe ka një djalë të vetëm të quajtur Plator.

 

-Mimoza Mustafa-

Në rangun e të 40-ave e që duket në formë, po ashtu hyn edhe këngëtarja e njohur Mimoza Mustafa. Përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale ajo duket mjaft tërheqëse me pamjen dhe sharmin që ka, shkruan GazetaBlic.

Është nënë e dy fëmijëve, Rozafës dhe Bojkenit. Edhe pse kohëve të fundit ka bërë një shkëputje nga muzika, me anë të fotografive të postuara na lë hapësirë për t’u admiruar.

Edhe pse thuhet mosha e bën të veten, këto fytyra publike janë shembull i mirë sa i përket asaj se si mund të dukemi në moshën e tyre, dhe se kujdesi është çelësi i të dukurit bukur. Sa i përket sjelljeve etike ajo është krejt tjetër çështje, por sa i përket dukjes femrat e moshës së tyre, vështirë se u vijnë për nga afër. / © GazetaBlic /

09/20/2018 18:14

Mihrije Braha tejet atraktive! Ja si duket në fotografinë e fundit