Showtime

Violeta Veseli mahnitëse në këtë imazh (FOTO)

10/02/2017 17:47
nga:A. R.

Violeta Veseli është gruaja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit dhe ndër të paktat gra të politikanëve që ka pasur paraqitje më të shpeshta publike.

Ndonëse nuk është Zonjë e Parë e vendit, atë e kemi parë shumë më shumë krah bashkëshortit të saj, se sa gruan e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçin.

E së fundmi, Violeta e cila është profesoreshë e gjuhës gjermane, është paraqitur me shumë elegancë në një imazh të realizuar nga grimerja e famshme kosovare Sellma Kasumoviç.

Meqë është kohë fushate dhe zgjedhjet lokale i kemi afër, mbetet të supozojmë se tërë ky efort për tu dukur aq elegante dhe e kuruar, është për të marrë pjesë në ndonjë tubim elektoral krah bashkëshortit të saj.

10/06/2019 09:20

Violeta Veseli merr vëmendje me veshjen e saj gjatë votimit!