Sporti

“Viola” shkëlqen në San Paolo, fitore e pastër ndaj Napolit

01/18/2020 22:39
nga:M K

Fiorentina ka mposhtur pastër Napolin e Gennaro Gattusos me rezultat 0-2.

Federico Chiessa realizoi fillimisht në pjesën e parë në minutën e 26’të, para se Vlahovic në të 74’tën të regjistrojë shifrat përfundimtare, Napoli zero, Fiorentina dy, shkruan GazetaBlic.

Gjatë gjithë ndeshjes, mysafirët ishin dukshëm më konkretë si dhe të vëmendshëm në lojë, me çka edhe arkëtuan tri pikë tejet të rëndësishme për t’iu larguar sadopak zonës së rrezikshme.

Me këtë fitore, skuadra nga Artemio Franchi shkon në kuotën e 24 pikëve, aq sa ka edhe Napoli në pozitën e 12’të. Në anën tjetër, “Të kaltërit” nga qyteti i dashuruar pas futbollit, po kalojnë një sezon të dështuar, gjithmonë duke u bazuar se tash e sa vite mbajnë epitetin e nënkampionit në Apenine.

Javën e ardhshme, djelmoshat e Giuseppe Iachinit e presin Genoan, derisa Napoli e pret Juventusin në derbin e javës.

/GazetaBlic/

03/18/2020 22:30

Commisso: Kemi 8-10 të prekur, 3 janë të shtruar në spital!