Trajneri i Brazilit Tite ka vendosur të thërrasë sulmuesin Vinicius (Real Madrid) për të zëvendësuar Roberto Firminon.
Sulmuesi i ‘The Reds’ u lëndua në fitoren e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madrid me rezultat 2-0, përcjell GazetaBlic Sport.
Bobby Firmino u zëvendësua në minutën e 78’të nga Takumi Minamino, për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë.
Sulmuesi i ri brazilian, Vinicius Junior, po kalon një formë të mirë me Realin, ku ka nëntë gola dhe shtatë asistime, në të gjitha garat.
Brazili do të përballet me Kolumbinë (11 nëntor) dhe Argjentinën (16 nëntor), në kualifikimet e Kupës së Botës 2022.
/GazetaBlic Sport/


