Belgu Vincent Kompany është trajneri i ri i Burnley-t, ka bërë të ditur klubi anglez.
Ish-mbrojtësi, i cili përfaqësoi Manchester Cityn për njëmbëdhjetë vjet, merr Burnley-n pasi filloi karrierën e tij si trajner në Anderlecht (2019-2022), përcjell GazetaBlic Sport.
“Burnley është një klub historik në Angli dhe është nder të jem trajneri i ri. Jam i emocionuar për këtë sfidë”, tha Kompany.
Burnley e përfundoi Premierligën në pozitën e 18-të dhe do të luajë në Championship në sezonin 2022/23.
We are delighted to confirm the appointment of Vincent Kompany as first-team manager.
Welcome to Burnley, @vincentkompany! ?#WelcomeKompany | #UTC
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) June 14, 2022


