Lajme

Viktima e rastit në Prishtinë është 62-vjeçar, pos plumbit ka edhe një therje me thikë në gjoks

1 ditë më parë
nga:Gazeta Blic

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë, ku u raportuar për dy të plagosur të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njëri nga të plagosurit nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ai siç merr vesh Gazeta Sinjali është: Naser Gashi, 62 vjeçar, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, dyshohet se ka edhe një therje me thikë në gjoks.

Mësohet se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi.