Sporti

Vikingët bien në tokën e Dardanëve, Kosova mposht Islandën

02/20/2020 20:38
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh dueli i parë i fazës së grupeve në raundin preliminar të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2023.

Kosova ishte më e mirë sesa Islanda në momentet vendimtare, teksa në fund rezultati në semafor ishte 80-78 (22-13, 13-21, 25-23 dhe 20-21 ), përcjellë GazetaBlic.

Kjo ishte fitorja e parë në po aq ndeshje për kombëtaren tonë në këtë kampanjë kualifikuese, derisa poashtu debuton me triumf edhe selektori i ri i “kaltër e verdhëve”, Christos Marmarinos.

Lojtarët më të dalluar te Kosova ishin Dardan Berisha e Drilon Hajrizi, kurse te islandezët Jonsson.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky duel, si vlerësimet për lojtarë, deklaratat e trajnerëve dhe statistikat tjera që e karakterizuan takimin që u mbyll para pak çastesh.

/GazetaBlic/

02/20/2020 20:13

Epërsi e ngushtë, përfundon çereku i tretë Kosovë – Islandë