Lajme

Vijojnë kundërpërgjigjet e zyrtarëve të VV-së ndaj Baton Haxhiut, e akuzojnë për shpifje

01/13/2020 22:29
nga:B. D

Një deklaratë e sotshme e gazetarit, Baton Haxhiu, ka bërë që të aktivizoj gjithë anëtarët e VV-së për një kundërpërgjigje ndaj tij, shkruan GazetaBlic.

Një të tillë ka bërë së fundmi herë edhe zyrtari i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, i cili ka reaguar ndaj deklaratave të Haxhiut i cili tha se lideri i VV-së, Albin Kurti dhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kanë pasur më shumë takime se sa ato që kishin qenë zyrtare.

Rrustemi ka shkruar se sa më shumë që Haxhiu shpif kundër Kurtit dhe VV-së, me këtë dëshmohet edhe më shumë se VV është në rrugë të duhur.

“Sa më shumë që Baton Haxhiu shpifë kundër Albinit e Lëvizjes, aq më shumë dëshmohet se jemi në rrugën e duhur!”, ka shkruar Rrustemi.

Sa më shumë që Baton Haxhiu shpifë kundër Albinit e Lëvizjes, aq më shumë dëshmohet se jemi në rrugën e duhur!

Publiée par Adnan Rrustemi sur Lundi 13 janvier 2020

Deklaratave të Haxhiut iu përgjigj edhe deputeti i VV-së, Liburn Aliu, i cili tha se pretendimet e Haxhiut janë të pavërteta dhe me këtë po tregohet niveli në të cilën ka rënë Haxhiu, madje edhe si spiun.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka shkruar Aliu, shkruan GazetaBlic.

Liburn Aliu i reagon ashpër Baton Haxhiut për takimet Kurti-Thaçi

12/18/2019 22:44

Merr kthesë të madhe gjithçka, zyrtarët e VV-së kthejnë përgjigje për ofertën e Isa Mustafës