Lajme

‘Vija të kuqe, vetëm për PDK-në’

11/10/2017 10:21
nga:M H

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë të ditur se ky subjekt ka vijë të kuqe vetëm për PDK-në edhe për zgjedhjet lokale (rundin e dytë).

Ai gjatë një interviste dhënë për Gazetën “Zëri”, ka thënë se LVV nuk bashkëpunon me PDK-në, meqë një gjë e tillë siç është shprehur Ymeri, do të ishte konfirmim i shtetit të kapur.

Zëri: Z. Ymeri zyrtarisht morët përkrahjen e AKR-së në Prishtinë, a priten përkrahje të tjera edhe në komuna të tjera, përkatësisht a keni ende “vija të kuqe” me PDK-në?

Ymeri: Me PDK-në e kemi thënë disa herë që në këto kushte në të cilat jemi, pra në kushte të shtetit të kapur, as nuk bashkëpunojmë e as nuk bashkëqeverisim, sepse një bashkëpunim e bashkëqeverisje e tillë do të ishte edhe konfirmim i këtij shteti të kapur, në anën tjetër edhe arsyetim i tij. Në këtë drejtim konsiderojmë që gjëja më e rëndësishme është që institucionet shtetërore të çlirohen nga kapjet partiake dhe klanore. Një çlirim i tillë i institucioneve s’mund të ndodhë duke bashkëpunuar me ata që e kanë dizajnuar dhe e mirëmbajnë një shtet të kapur. Duke e thënë këtë nuk po them që krejt PDK-ja është e tillë. Është kreu i PDK-së, i cili njëkohësisht duke e kapur shtetin e ka kapur edhe partinë dhe në këtë drejtim konsideroj që është e domosdoshme që PDK-ja një herë të shkojë në opozitë që të pastrohet nga një strukturë e udhëheqësi që flirton dhe banon me krimin, të shndërrohet në një parti politike me të cilën pastaj edhe mund të bisedohet dhe mund të bashkëqeveriset.

 

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!