Lajme

Vigan Qorrolli: Gjykata Kushtetuese më e rëndësishme se interesat e politikes meskine që kanë keqpërdorur edhe gurët e varreve

05/22/2020 14:23
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike Vigan Qorrolli thotë se Gjykata Kushtetuese nuk bën të goditet për interesa dhe qëllime të politikës ditore.

Qorrolli thekson se meqe brenda kësaj Gjykate ka njerëz të lidhur forte me politikane te caktuar, integriteti i kesaj gjykate nuk guxon te vihet ne pikëpyetje shkruan Gazeta Blic.

Gjykata eshte me e rendesishme se interesat e politikes meskine, qe i ka keqperdorur pameshirshem edhe guret e varreve te deshmoreve.
Mos prisni mrekulli prej nje kaste politikanesh, qe demokracine e kuptojne si nje film triller, e jo si nje fundament te shtetesise.

Postimi i plotë:
Per shkak te nje pleshti, nuk kallet jorgani — thote nje proverb i lashte pellazgo-dardan!

Gjykata Kushtetuese eshte institucioni suprem i Republikes. Ajo nuk ben te goditet ulte dhe per qellime te politikes ditore. Meqe brenda saj ka persona te lidhur forte me politikane te caktuar — integriteti i kesaj gjykate nuk guxon te vihet ne pikepyetje.
T’i respektojme dinjitozet, t’i perbuzim servilet dhe te kapurit.